Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena haxhiu ka nxjerr një udhëzim me të cilën këkron nga përmbaruesit privat që t`i lehtësojnë procedurat në rast se ndonjë llogari është e bllokuara, në mënyrë që t`u mundësohet ndonjë prindi, blerja e teksteve shkollore për fëmijët e tyre, raporton Gazeta Blic.
“Ministria e Drejtësisë, duke u bazuar në Shtojcën 1, pika 3 te Rregullores (QRK) – NR. 14/2023 per Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe ne platformën e lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore për nxënësit, për vitin shkollor 2023/2024, lëshon udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës”, thuhet ndër të tjera.



