Lajme

Blerim Vela largohet nga Presidenca, do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes

1 vitë më parë
nga:G B

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela është larguar nga pozita e tij në Presidencë, raporton Gazeta Blic.

Presidenca ka njoftuar se Vela do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

Njoftimi i plotë:

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.