Lajme

Blerim Syla nuk zmbrapset përballë Qeverisë: Para 22 dhjetorit jemi në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat tona!

12/12/2021 17:01
nga:Q R

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, thotë se nëse Qeveria Kurti nuk i plotëson kërkesat e tyre, para datës 22 dhjetor do të organizojnë një minigrevë, përcjell Gazeta Blic.

Kryetari i FSSHK-së Blerim Syla, thotë për “Gazeta Blic”, se 22 dhjetori është opsion për minigrevë, për shkak se me 22 do të miratohet projekt-buxheti.

Syla, thotë se varësisht çka vendos këshilli, por ka mundësi që me datë 22 të ketë edhe një protestë më të madhe.

“Ne më 15 dhjetor e kemi Këshillin Drejtues, e qeveria as që e ka mendjen me reflektu. Është një qasje totalisht joserioze. Kemi bisedu me bazën, ajo është e disponuar të fillojë bojkoti total dhe grevën e përgjithshme. Ne planifikojmë që para datës 22 të bëhet një minigrevë sepse me datën 22 është buxheti, nuk e përjashtojm mundësinë. Nuk e di çka vendos Këshilli Drejtues, por ka mundësi që atë ditë të ketë protestë më të madhe, se me të vërtetë është e tepruar kjo nga ana e qeverisë”, thotë Syla për Blic.

Kryeministri Kurti deklaroi ditë më parë se duhet të ketë ndryshime tek drejtuesit e Sindikatave në Kosovë.

Ai ka uruar që të ketë ndryshime të tilla siç ka ndodhur edhe në sferën politike.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale”, deklaroi Kurti.

Ligji i Pagave – Kurti uron të ndryshohen drejtuesit e sindikatave

FSSHK nuk zbrapset, ‘ultimatum’ Qeverisë: Pas 15 dhjetorit jemi në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat tona!