Lajme

Blerim Sallahu: Njerëzit janë trashur nga pasuria

07/01/2022 00:54
nga:Gazeta Blic

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu derisa ka folur për konfiskimin e pasurisë tha se njerëzit janë trashë për nga pasuria, ndërsa konfiskimi është zvogëluar.

Sallahu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se arsyeja pse ka kaq pak konfiskime është mosvullneti i prokurorëve të për të adresuar çështje të tilla.

“Ka pas edhe probleme të mosvullnetit të prokurorëve për të adresuar cështje të tilla, prandaj kemi kaq pak konfiskime. Kemi ngec me konfisikime. Njerëzit janë trashur për nga pasuria dhe konfiskimi është zvogëluar. Për të përmbysur këtë është themeluar një Byro që edhe Komisioni i Venecias ka dhënë dritë jeshile”, tha Sallahu.