Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur për një komunikate nga Zyra e ZKM-së.
Kryeministri Kurti e uroi Sallahun për përgjegjësinë e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e detyrave.
/Gazeta Blic/


