Lajme

Blerim Latifi: Shefqet Krasniqi i poshtroi sonte gratë, Presidentja e deputetet nuk po guxojnë të reagojnë ndaj këtij diskursi

04/13/2021 22:43
nga:Gazeta Blic

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka deklaruar se se burri e ka vendin e vet dhe gruaja e ka të vetin ashtu siç ua ka përcaktuar Zoti. Tutje ka dhënë një një interpretim diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi, i cili ka thënë se Krasniqi i ka ofenduar gratë.

Tutje Latifi ka shkruar së këto fjalë janë njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për gjininë femërore.

Postimi i plotë:

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite. Njëjtë veprojnë edhe gazetarët që nuk kanë guximin t’ua kundërshtojnë diskursin mesjetar tipave si Shefqet Krasniqi, por, përkundrazi, edhe kur i intervistojnë qëndrojnë para tyre si besimtarë naivë e të painformuar. Një gjë dihet mirë dhe sigurtë: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune.