Profesori universitar Blerim Latifi, vizitën e delegacionit të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e sheh si një mundësi që këta të fundit të japin disa mesazhe për liderët e institucioneve të Kosovës, e që kanë të bëjnë me disa pika, raporton Gazeta Blic.
Latifi ka thënë për Gazeta Blic se një nga temat që do të jetë në fokus gjatë takimit Osmani Kurti dhe delegacioni i ShBA-së do të jetë edhe dialogu Kosovë – Serbi e për të cilin profesori Latifi aktualisht vlerëson se është i ‘paralizuar’.
“Mendoj kjo vizitë duhet lexuar si një tregues se qeveria e Shteteve të bashkuara të Amerikës vazhdojë ta mbaj vëmendjen tek Kosova dhe problemet dhe çështjet e saj dhe këtu parasegjithash kam parasysh pikë së pari çështjet e dialogut me Serbinë. Besoj se mesazhi konkret i kësaj vizite është mesazhi se SHBA-të janë të interesuara të shohin një qasje më aktive dhe më kreative të qeverisë së Kosovës në raport me procesin e dialogut, i cili që një kohë të gjatë pothuajse është i paralizuar”, ka thënë Latifi.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia sipas tij, do të jetë edhe një nga ato temat që do të diskutohet gjatë këtyre takime e në veçanti rreziku nga ndonjë lëvizje që do të destabilizonte ndonjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kriza në Ukrainë e ka bërë të qartë se çështjet e pazgjidhura midis shteteve mund të përdoren lehtësisht nga forcat e ndryshme që janë të interesuara për destabilizimin dhe kaosin në Europë dhe Ballkani perëndimor përbën një rajon atraktiv për këto forca. Konsideroj se kemi ardhur në një pikë kritike, në të cilën partnerët dhe mbështetësit e shtetit tonë, nuk mjaftohen vetëm duke dëgjuar nga ne atë që ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë gjatë procesit të dialogut, por edhe të dëgjojnë se çfarë jemi ta gatshëm të ofrojmë si zgjidhje”, vlerëson profesori universitar.

Lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë sipas Blerim Latifit do të këkrohet nga delegacioni i SHBA që t`iu mudnësohet servbe të Kosoëvs ta ushtrojën këtë të drejt.
Për këtë Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë përgjigje , përvec një deklarate të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se po janë duke punuar me vendet e QUINT për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
“Po ashtu mendoj se nga kjo vizitë do të kemi një mesazh të qartë amerikan rreth mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kriza në Ukrainë e ka bërë më të paqëndrueshëm pozicionin e qeverisë së Kosovës për këtë çështje, ngase amerikanët nuk janë të interesuar që në këtë situatë të shohin tensione eventuale në Kosovë në rast se qeveria e Kosovës vepron si në rastin e referendumit”, thotë ai.
Ilir Ibrahimi tregon ‘mesazhin’ që pritet të japin për Kurtin e Osmanin, delegacioni i SHBA-së


