Sporti

Blerand Stavileci fiton votat e kuvendarëve, në krye të Prishtinës edhe për 4 vite

06/22/2023 22:42
nga:Mergim Rreci

Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit tek Sigal Prishtina.

Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë, transmeton GazetaBlic Sport.

Poashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.