Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, ka qenë gjithnjë në skenën e emisionit të dashurisë “Love Story”
Por në emisionin e fundit ajo ka munguar pasi që ka rezultuar pozitive në COVID-19, përveç saj edhe dy opinionistët janë të infektuar me Covid në variantin Omicron, shkruan GazetaBlic.
Këtë gjë ata e kanë bërë të ditur përmes një videomesazhi që u transmetua gjatë emisionit “Love Story”, ku kanë përshëndetur të gjithë dhe kanë informuar për gjendjen e tyre ku thanë se nuk kanë simptoma shqetësuese.
‘Mirëmbrëma të gjithëve, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshëndesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër’, tha këngëtarja e njohur Bleona Qereti në video-mesazh./GazetaBlic/


