Showtime

Bleona Qereti në lidhje dashurie, ja kush i zbuloi sekretin

11/25/2021 11:12
nga:G C

Këngëtarja ka arritur që jetën private ta mbajë larg syrit të medias dhe publikut por duket se paska diçka të re nga Bleona Qereti.Bleona është në lidhje dashurie dhe këtë e ka zbuluar gazetari Eni Shehu

I ftuar në “Pikë” ai foli për eksperiencën në “Love story”, pjesë e së cilës është edhe Bleona.

Gazetari zbuloi se këngëtarja është në një lidhje romantike.

“Shumë pak dimë për të dhe kur erdhi në program na kujtoi që jetën private e ka mbajtur përhetë larg medias. Por dikë e ka. E kam nuhatur në prapaskena që ka diçka”, tha Eni duke mos dashur për momentin të zbuloi më tepër.