Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ka kërkuar liri për ish-presidentin, Hashim Thaçi i cili e tha fjalën e fundit të mërkurën në Hagë.
Në një postim në Instagram, artistja tha se videoja e shpërndarë ku Thaçi flet, është për të gjithë “idiotët si Jack Smith dhe të tjerët që janë në Hagë”.
“Drejtësi për Hashim Thaçin”, ka shkruar Qereti mbi videon e kryeministrin Edi Rama, e cila shfaq disa pjesë të fjalëve të ish-presidentit.


