Blendi Idrizi është futbollisti më i ri që është ftuar tek kombëtarja A.
Ai është në mesin e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e para të qershorit, shkruan GazetaBlic Sport.
Idrizi është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar që luan si mesfushor ofanziv.
Mesfushori kosovar luan tek Schalke 04, atje ku këtë sezon ka bërë edhe debutimin tek skuadra A.
Madje në ndeshjen e dytë, ai ka shënuar gol ndaj Eintracht Frankfurt. Përgjithësisht ai ka luajtur 31 ndeshje këtë edicion, përfshirë edhe Schalke 04 II.
Nga këto paraqitje ai ka realizuar 6 gola dhe 6 asistime.
Ai është 23 vjeçar dhe premton një të ardhme të ndritur me fanellën dardane.
/GazetaBlic Sport/