Lajme

Blendi Fevziu zbulon një detaj interesant të bisedës me Raketën- e kishte lënë aktrimin për të luftuar

03/19/2024 17:27
nga:G C

Gazetari Blend Fevziu ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizi (Raketa), ish pjesëtar i UÇK’së dhe ish truprojë e ish presidentit Hashim Thaçi.

Fevziu ka thënë se Raketa ishte personi i parë që i uroi mirëseardhje në Kosovë pas çlirimit.

Ai shtoi se nuk e kishte dëgjuar kurrë të flas, por që një herë i kishte treguar se kishte qenë aktor.

“Komandant Raketa ishte personi i pare qe me uroi mireseardhjen ne Kosove 2 dite pas fitores. Ne Qershor 1999. Qe nga ajo dite e shihja shume shpesh. De degjova kurre te flase, me perjashtim te nje here te vetme kur me tha se para lufte kishte qene aktor. E kishte lene ate pasion per te luftuar per vendin e tij. Sot paska ikur nga kjo bote po aq heshtur sa jetoi. Dheu i lehte Rakete”, ka shkruar Fevziu.