Skuadra e Ballkanit ka lëshuar një mundësi të artë shënimi në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superligës ndaj Dukagjinit.
Ekipi i Bekim Isufit fitoi penallti pas gjysmë ore lojë, por kapiteni i ekipit, Blendi Baftiu nuk ishte i saktë, shkruan GazetaBlic Sport.
Goditjen e Baftiut e priti portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri.
Rezultati në këtë përballje mbetet 0-0.
/GazetaBlic Sport


