Showtime

Bledi Mane zbulon sa para fiton Efi pas BBV: Ka nevojë për psikologe

07/26/2023 21:44
nga:G C

Nga femrat e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli është kampione për të fituar shumë para në muaj.

Kështu është shprehur ish-banori i BB VIP e njëkohësisht gazetari i njohur, Bledi Mane, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”. Sipas tij, një shkallë më poshtë është Efi Dhedhes, e cila nuk është shumë aktive në televizion por di të fitojë para përmes rrjeteve sociale.

“Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Po t’a vësh re, ne që u futëm dy herë, u futëm, dolëm, u futëm dhe dolëm dhe goditje psikologjike kemi të dyfishta. Sepse ne e dinim se çfarë ndodhte jashtë, pastaj futeshim brenda dhe kishim detyra që të mos flisnim. Pra ne kemi pasur dy situata që na kanë dëmtuar psikologjikisht dhe ndoshta shpirtërisht. Efi është një vajzë e ndjeshme, herë-herë kishte nevojë dhe për psikologe, pavarësisht se kishte luhatje humori. Duhet ta menaxhojë veten më mirë. Ndoshta duhet të ishte aty me Jorin, por thashë është një shkallë më poshtë”, tha Bledi.