I riu nga komuna e Vitisë, Bleart Frangu, që jeton në Gjermani, pritet që së shpejti të ngjitet në skena të mëdha me muzikën moderne, të cilën thot se e do shumë.
Ai është vetëm 16 vjeçar dhe projektin e parë e ka të realizuar nga Kreshnik Avdiu dhe studio ArtiRec, projekt i cili pritet të publikohet së shpejti në programin festiv të njërit nga gjigandët e industrisë së showbizit shqiptar.
Pritet të shihet se çka ka të reja nga ky artist i ri por me një potencial të madh.