Lajme

Blaka: Rezultati i zgjedhjeve gjithmonë i ka demantuar parashikimet e korit gazmor të regjimit të Kurtit

11/09/2024 16:17
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson në zgjedhjet e ardhshme do të del mbi 50%.

Muja tha se presin që rezultati të jetë mes 53-54 %.

Lidhur me deklaratën e Mujës, ka reaguar drejtori për Informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, ku thotë se kjo deklaratë e tregonë panikun që e ka përfshirë Vetëvendosjen në prag të zgjedhjeve.

Blakaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se rezultati i zgjedhjeve gjithmonë i ka demantuar parashikimet e Mujës dhe të tjerëve, ku i quan pjesë e korit gazmor të regjimit të Kurtit.

“Deklaratat e z. Muja, tregojnë panikun që e ka përfshirë Vetëvendosjen, në prag të zgjedhjeve.Ai ka bërë eksperiencë për manipulim shifrash, ndërkohë, ende janë të gjalla pamjet qesharake të tij, kur parashikonte se Vetëvendosje do të fitojë shumicën e komunave të Kosovës, para zgjedhjeve lokale të 2021. Rezultati i zgjedhjeve, gjithëherë i ka demantuar parashikimet e tij dhe të tjerëve, pjesë e korit gazmor të regjimit të Kurtit”, tha ai për GazetaBlic.