Drejtori i zyrës për informim në AAK, Lulëzim Blaka, ka publikuar të përbashkëtat e Millosheviqit dhe Kurtit, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të dy kanë pasur orientim marksist – leninist, urrejtje ndaj UÇK-së, armiqësi me ndërkombëtarët e të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Të përbashkëtat e Millosheviqit dhe Kurtit:
– orientimi marksist – leninist
– përkrahja nga lobi çetnik i Floridës
– urrejtja ndaj UÇK-së
– armiqësia me faktorin ndërkombëtar deri në sanksione në vendet e tyre
– vendosja me dhunë e kryetarëve të komunave, të zgjedhur me përqindje qesharake të votave
Qeto pom kujtohen për momentin…


