Drejtori për informim i AAK-së, Lulëzim Blaka i ka reaguar deputetit të VV, Enver Dugolli, duke i thënë se Haradinaj nuk gënjen.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar dokumentin qe thotë se është dokumenti i lirimit të Kurtit nga Koshtunica.
Postimi i tij i plotë:
Paska krrokatur Enver Dugolli.
Haradinaj nuk gënjen o shoku Enver. Në foto është dokumenti i faljes së Kurtit nga Koshtunica.
Dugolli, që paska qenë i burgosur, nuk e ka këtë lloj dokumenti. Nëse e ka, le ta publikojë.
Kurti është i vetmi i falur.


