Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ironizoi me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, se po ua përcjell mbledhjet e Këshillit dhe do ta ftojnë në të radhës si mysafir, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj, ndaj Bajqinovcit ka reaguar drejtori për informim në AAK, Lulëzim Blaka, i cili përmes një postimi në Facebook e ka quajtur atë si deputetin më qesharak të të gjitha kohërave.
Ai e ka pyetur se në cilën gropë buxhetore ka kontribuar më shumë.
“Po ti Mefail Bajqinovci (deputeti më qesharak i të gjitha kohërave) në cilën gropë buxhetore ke kontribu më shumë?” ka shkruar Blaka./Gazeta Blic/


