Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj, takuan banorë të lagjeve përreth Rrugës B dhe Rrugës C.
Me banorët diskutuan për investimet e ardhshme që do të përmirësojnë këtë zonë dhe të gjithë Prishtinën.
“Kryeministri Abdixhiku ka premtuar 1.5 miliardë euro për kryeqytetin. Prishtina nuk mund të injorohet më nga Qeveria – investimet duhet të arrijnë te çdo banor, pa përjashtim.Faleminderit Leo Saraqit për organizimin e takimit dhe mbështetjen e madhe që ndjejmë nga qytetarët. Kjo na motivon të punojmë me përkushtim e vullnet të palëkundur’ shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Bashkë me nënkryetarin e Prishtinës dhe kandidatin për deputet të LDK-së, Alban Zogaj, takuam banorë të lagjeve përreth Rrugës B dhe Rrugës C. Diskutuam për investimet e ardhshme që do të përmirësojnë këtë zonë dhe të gjithë Prishtinën.
Kryeministri Abdixhiku ka premtuar 1.5 miliardë euro për kryeqytetin. Prishtina nuk mund të injorohet më nga Qeveria – investimet duhet të arrijnë te çdo banor, pa përjashtim.
Faleminderit Leo Saraqit për organizimin e takimit dhe mbështetjen e madhe që ndjejmë nga qytetarët. Kjo na motivon të punojmë me përkushtim e vullnet të palëkundur.
#Netja69
#AlbanZogaj28
#Lumir2025
#BëhuNdryshimi
#LDK124