Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike. Si duket kjo gjendje e rëndë e furnizimimit të rregullt me energji elektrike më së shumti po dëmton biznesin vendor. Ata problemin me energji elektrike vazhdojnë ta shohin si një ndër ‘top’ barrierat kryesore për zhvillimin e biznesit të tyre.
Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, thotë për ‘Gazeta Blic’ se reduktimet e rrymës kanë shkaktuar probleme të mëdha në prodhimin e lëndës së parë si dhe avari në teknologji.
Sipas tij, përveç rritjes së kostos pamundësohet edhe prodhimi i mjaftueshë.
“Meqenëse fabrikën e kemi jashtë zonave urbane, sigurisht që ndërprerja e rrymës shkakton probleme, shkakton avari në teknologji por edhe dëme në lënd të parë dhe procese të tjera në përgjithësi. Këto sigurisht kohën e fundit janë shtuar dhe kjo është shqetësuese, aq më tepër pas paralajmërive të qeverisë që do të ketë munges të energjisë elektrike dhe sigurisht që në këtë kohë kur po ballafaqohemi me probleme të tjera rreth furnizimit me lëndë të parë përshkak të çrregullimit të tregut ndërkombëtar, një problem i tillë sigurisht që është problematik në kompanin tonë, sepse përveç rritjes së kostos do ta pamundëson edhe prodhim të mjaftushem sepse kompania jonë më tepër se 50% të prodhimit e eksporton në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian”, deklaron Palushi.
Duke folur për problemet e energjisë elektrike, Palushi thotë se aktivizimi i gjeneratorëve dhjetëfishon koston në kompanin që ai udhëheq.
“Kur ka ndërprerje të rrymës në mënyrë automatike aktivizohën gjeneratorët, por kostoja gati dhjetfishohet, përveç asaj momenti nga çkyqaj e rrymës deri te kyqja zgjatë një kohë kjo paraqet problem edhe në teknologji”, thotë Palushi.
/GazetaBlic