Pas lëvizjeve që janë vënë re në ditët e fundit, Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë që nga ajo e prillit kur preku vlerën $64,889 dhe për momentin ka arritur vlerën prej $60,039.70.
Vlera është rritur brenda minutave në mënyrë drastike, pasi që më herët gjatë ditës në indeksin e Fear/Greed është vënë re se lakmia në blerje të Bitcoin ka qenë në nivele shumë të larta.
Lëvizja është duke ndodhur aq shpejt, dhe rekordi i ri për momentin është akoma në rritje.
Ekspertët nuk kanë komentuar asgjë rreth çështjes akoma, mirëpo pritet se së shpejti do të ketë komente në lidhje me këtë ndodhi, e cila veçse ishte e pritshme për shkak se interesi për Bitcoin në 24 orët e fundit ka qenë shumë i lartë.