Lajme

Bislimi udhëton për në Bruksel, të martën takimi i radhës në kuadër të dialogut

09/16/2024 20:39
nga:G C

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku të martën do të marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në komunikatë.

Kastrati: Qasja e Kurtit ka sjellë rezultat të dëshiruar për Aleksandër Vuçiqin