Lajme

Bislimi takohet me përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve

02/27/2024 19:13
nga:Sh R

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve.

Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm.

“Në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës. U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të komunikatës, thuhet se Qeveria mirëpret iniciativa, projekte e mundësi, të cilat janë në linjë me objektivat e saj dhe fuqizojnë kapacitetet në rrugën drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian.