Lajme

Bislimi: Takimi i radhës i dialogut në Bruksel mbahet më 16 nëntor

11/08/2023 18:29
nga:Sh R

Takimi i radhës me dy kryenegociatorëvë, atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet të enjten e ardhshme më 16 nëntor.

Ky takim do të mbahet në kryeqendren evropiane, në Bruksel.

Kështu deklaroi në një konferencë për media, numri dy i Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Ky është dakordimi i vetëm që e kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar”, tha Bislimi.

Sot, edhe zyrtarisht Kosova e ka pranuar raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.