Lajme

Bislimi për Ministren Gërvalla: Nuk e meriton mbiemrin e babait të saj

05/07/2021 23:58
nga:Gazeta Blic

Donjet Bislimi nga PDK ka thënë se është padrejtësi për Kosovën që në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë Donika Gërvalla.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka theksuar se pse nuk i referohen me mbiemrin Gërvalla, por vetëm me atë Schwarz.

“Për mua prindi i saj Jusuf Gërvalla ka qenë ndër modelet se si duhet të punohet për kombin dhe ajo nuk e meriton mbiemrin e prindit të saj, prandaj I drejtohem me mbiemrin Schwarz.

“Nuk po bëhet fushatë e padrejtë ndaj saj. Padrejtësia e vetme është që ajo të jetë Ministre e Jashtme. Ajo e ka përzier rolin e saj”.

 

Haxhi Avdyli i Listës Vjosa: Disa deputetë të PDK-së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e fyen Donika Gërvallën