Lajme

Bislimi: Një shtet i BE-së refuzon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë

06/21/2024 07:24
nga:Y I

U bënë më shumë se një vit e Serbia vazhdon të mos ndëshkohet për sulmin më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Bashkimi Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar për t’i sjell kryesit para drejtësisë, por presidenti Aleksandër Vuçiq, ende nuk ka reaguar.

E zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se një shtet anëtar i BE-së, nuk ka pranuar të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

“Ka një shtet të BE-së i cili ka stopuar, ka kërcënuar me veto mos vendosjen e masave ndaj Serbisë, nuk është punë apeli, është punë qëndrimi të një shteti, i cili thotë unë në asnjë rrethanë nuk do të lejoj vendosjen e masave ndaj Serbisë, vendimet në BE, merren me konsensus”, ka thënë Bislimi për Tëvë 1.