Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i ka cilësuar “kërcënim ndaj sigurisë evropiane” sulmet ndaj uebfaqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilat ndodhën të dielën.
Bislimi, nga Polonia ku mori pjesë në një takim joformal të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të Bashkimit Evropian, tha se ka diskutuar për kërcënimet e sigurisë për kontinentin.
“Jam shumë i lumtur që jam në Poloni sot për të diskutuar sot me kolegët nga ministritë evropiane për një formë shumë të veçantë të kërcënimeve të sigurisë për kontinentin në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi pasur zgjedhje javën e fundit dhe kemi përjetuar këtë formë speciale të kërcënimit të sigurisë lidhur me sulmet që i kanë ndodhur faqes së KQZ-së”, ka thënë Bislimi.


