Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për bllokimin e projekteve madhore në kryeqytet nga ana e Qeverisë.
Në Debat Plus, Bislimi hodhi poshtë pretendimet se ministria po pengon qëllimisht zhvillimin e Prishtinës për arsye politike, duke thënë se MKRS është duke e kryer detyrën e saj institucionalisht, njësoj si në të gjitha mandatet e mëparshme.
“Nuk ka asnjë ndikim e as kërkesë që politikisht të pengohet apo stagnohet zhvillimi i kryeqytetit. Cili është jashtëzakonisht i nevojshëm edhe për neve që jetojmë në kryeqytet… Po bëjmë punën që kemi bërë gjithmonë. MKRS-ja dhe institucionet varë të saj po bëjnë punë n që e kanë bërë gjithmonë, me të gjithë ministrat që e kanë përshkruar MKRS-në”, ka thënë Bislimi në Debat Plus.
Deklarata e Bislimit erdhi pas kritikave nga kryetari Rama, i cili akuzoi Qeverinë për bllokimin e projektit të unazës së kryeqytetit dhe të fondeve që ishin paraparë për realizimin e tij, përfshirë një grant prej 84 milionë eurosh. Rama e quajti këtë veprim “puro politik”, duke thënë se çdo projekt që nuk është në përputhje me partinë në pushtet, trajtohet si kundërshtim politik.