Lajme

Bislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e dyshimtë

06/18/2025 09:40
nga:Genita C

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur në Prokurorinë Speciale.

Ai do t’iu përgjigjet pyetjeve në lidhje me hetimet lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, raporton T7.