Zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, ka folur për masat që janë në fuqi të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, raporton gazeta Blic.
Bislimi ka thënë se masat është dashur të hiqen para 19 korrikut të këtij viti
“Ka pasur premtim që masat do të hiqen para takimit të 19 korrikut por s’ka ndodhur. Më pas ka pasur premtim që masat të hiqen para takimit të 14 shtator dhe nuk ndodhi, Lajcak raportoi se ato duhet të vazhdohen dhe madje e ashpërsoi gjuhën ndaj Kosovës”, tha ai


