Tashmë është e konfirmuar për ekzistimin e Planin franko-gjerman, që u është paraqitur palës së Kosovës dhe asaj serbe.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, të enjten në Berlin e tregon qëndrimin e palës kosovare.
E ky qëndrim sipas Bislimit do tu bëhet i ditur presidentit francez, Emenaul Macron dhe kancelarit, Olaf Scholz, nga vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ditën e enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Berlin, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit. Mendoj që aty do ta ketë mundësinë që pastaj në detaje ta informojë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili pritet të jetë në Berlin, për atë se cili është qëndrimi i palës kosovare për këtë propozim”, ka thënë Bislimi për Radion Evropa e Lirë.
Numri dy i qeverisë, Besnik Bislimi, ka thënë se në planin franko-gjerman, ka dy faza të të zgjidhjes së kontestit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Është një ide që raportet Kosovë-Serbi të zgjidhen në dy faza, ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind, por ne besojmë që është më shumë, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi.


