Sporti

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

06/24/2021 21:14
nga:Mergim Rreci

Gentrit Bislimi ishte në mesin e futbollistëve më të dalluar në Ligën e Parë gjatë edicionit të kaluar.

Ai zhvilloi paraqitje fantastike me klubin e Malishevës, ku si rezultat arriti që edhe të ngjitet në Superligën e Kosovës me këtë skuadër, shkruan GazetaBlic Sport.

Bislimi ishte shumë i dalluar me paraqitjet e tij me klubin e Malishevës dhe tashmë ai ka treguar se është i “tunduar” nga disa oferta.

Kam 2 oferta nga 2 klube me traditë në futbollin shqiptar. Njëra është nga Superiorja e Shqipërisë, kurse tjetra nga Superliga e Kosovës, por do të pres së pari të takohem me kryesinë e Malishevës, atje ku më pas do të marr vendim për të ardhmen time“, tha Bislimi për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/