Lajme

Bislimi e pret ministrin e Jashtëm grek në Aeroportin e Prishtinës

06/08/2022 12:18
nga:N M

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret sot në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Mediat mund të marrin pamje nga pritja në ora 14:00.

Ndërkaq, takimi i përbashkët i zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministrit Dendias, do të mbahet në ora 15:50 në ndërtesën e Qeverisë.

Veç këtij takimi, Nikos Dendias do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Rama: E dimë që mes Kosovës dhe Serbisë ka konflikt, të shkojmë drejt së ardhmes, pa i mbyllur sytë nga problemet