Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka nisur një takim në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij, sipas Kosovo Online.
Lajçak dje përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se takimi i sotëm i kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të mbahet për të “punuar në hapa konkretë për zhbllokuar zbatimin e marrëveshjes”.
Në Bruksel po ashtu javën e kaluar u mbajtën takime edhe të nivelit të lartë, por nuk pati takim mes udhëheqësve, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.