Lajme

Bislimi: Asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me Gjuriqin

01/07/2026 15:28
nga:Sh R

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka mohuar se ka pasur “takime sekrete” me dikë e aq më pak me Marko Gjuriqin.

Ai i ka quajtur dezinformata raportimet e tilla që janë bërë.

“Si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq. As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ. Dezinformatat e shumta të shpërndara në mënyrë të qëllimshme do t’i adresoj përmes ankesës/padisë në institucionet relevante”, ka shkruar ai në Facebook.