Përveç faktit që gatimi me fëmijët është argëtim, gjithashtu është edhe proces i mirë, pasi që fëmijët mësohen se si të jeni të pavarur
Përbërësit:
– 300 gramë miell
– ½ lugë gjelle sodë buke
– 150 gramë gjalpë
– 250 gramë sheqer
– Dy vezë
– 200 gramë karamele me ngjyrë
Përgatitja:
Së pari e përzieni miellin me sodën e bukës në një tas.
Pastaj, e kombinoni sheqerin me gjalpin e shkrirë në një tas tjetër. I shtoni vezët bashkë me sheqer dhe i përzieni mirë.
Gradualisht e hidhni miellin dhe e bëni gati brumin.
Pastaj, i shtoni karamelet dhe e përzieni mirë. Krijoni topa të vogël nga brumi, e pastaj formoni biskota nga topat.
Biskotat e fituara i futni në furrë me nxehtësi 170 gradë celsius për 10-15 minuta.