Lajme

Bisedimet, Banjska dhe sanksionet ndaj Rusisë, Tahiri flet për kushtet që Kallas ia vendosi Serbisë

12/03/2024 22:05
nga:Sh R

Gazetari Besnik Tahiri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas ia ka vendosur tri kushte Serbisë.

Sipas tij, kushti i parë ka të bëjë me kthimin në tavolinën e bisedimeve, i dyti me procedimin e rastit n Banjskë dhe i treti me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ishte mjaftë e rëndësishme që zonja që është shefe e diplomacisë evropiane e quajti si akt terrorist dhe tha se e mori premtimin në këtë rast prej Vuçiqit që do të hetohet rasti dhe njerëzit që janë përgjegjës do të sjellen para drejtësisë”.

“Është shumë e rëndësishme që derisa të gjenden faktet për Varagën, Kallas ia ka vendosur në tavolinë tri kushte Serbisë, që është mjaft e rëndësishme për Kosovën edhe për procesin përpara, të pajtimit të dy shteteve, për shkak se i thotë që me patjetër duhet t’i kthehesh tavolinës së bisedimeve, me Kurtin në këtë rast, për shkak se ai është akoma kryeministër, nuk e dijmë se kush do të jetë pas 9 shkurtit. Duhet të procesohet menjëherë rasti i Banjskës dhe duhet t’i vendosen menjëherë sanksione Rusisë”, u shpreh tutje Tahiri.