Lajme

Bisedë “tejet private” mes Haxhiut dhe Hasanit pas dështimit të seancës së Kuvendit

05/19/2025 11:59
nga:G C

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 18-të.

Menjëherë pas dështimit të seancës, filluan deklarimet e përfaqësuesve të partive politike.

E teksa në hollin e Kuvendit po fliste kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, një bisedë tjetër po zhvillohej në oborrin e Kuvendit mes deputetit Nait Hasani dhe ministres në detyrë Albulena Haxhiu, njëherit edhe e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare.

Hasani dhe Haxhiu diskutuan për disa minuta, ndërkaq nuk lejuan gazetarët që t’u afroheshin duke thënë se është bisedë “tejet private”.

Në fund shtrënguan duart njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse kjo bisedë kishte të bënte pikërisht me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentre.