Lajme

Biseda Trump-Putin, Matoshi: Lufta do të ndalet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti

02/13/2025 23:22
nga:G B

Gazetari dhe njëherësh komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën Rusi-Ukrainë.

Matoshi ka theksuar se lufta Rusi-Ukrainë mund të ndalet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

“Tash legjitimimi i pushtimit të Krimesë del që po ndodh domethënë amerikanët ia bajnë përhajër kushtimisht me thanë Krimenë dhe autonominë politike në Luhansk dhe në Donbass”, ka thënë Matoshi.

Pas Ukrainës, Matoshi thotë se SHBA do të fokusohet në Ballkan.

Ndryshe, Trump njoftoi më 12 shkurt në rrjetin e tij social, Truth Social, se me Putinin u “pajtua për të punuar ngushtë së bashku, përfshirë duke vizituar vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, jemi pajtuar që ekipet tona t’i nisinë bisedimet menjëherë”.

Ai foli më gjatë për planet e tij më vonë në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur paqe”.