Lajme

“Bir, u ba nana marak”, mesazhi prekës i fotografit që i’u shtyn ta ulni shpejtësinë

02/24/2023 18:47
nga:Y I

Fotografi Marjan Komani ka filluar një fushatë vetëdijësuese pas aksidenteve të shumta që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë.

Komani me nje ide kreative, ka kërkuar që vozitësit të kenë kujdes, pasi shpejtësia vret.

„THIRRJET E FUNDIT! Shpejtësia vret! Juve dhe zemrat e atyre që ju presin. Mos i lini thirrjet PA përgjigjje. Mos shkaktoni thirrjet e fundit!”, thuhet në postimin e Komani.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e kësaj fushate: