Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Kamenicës, Jeton Biqkaj, vizitoi fshatin Hogosht, nga ku shpalosi pjesë nga programi i tij.
“Programi jonë është konkret dhe i bazuar në nevojat tuaja. Investimet kapitale, subvencionimet në sport, bujqësi, blegtori, rini, kulturë e turizëm, i kemi të studiuara me kujdes e të parapara saktë”, iu tha Biqkaj të pranishmëve.
Ai, më tej, tha se LDK ka ekip profesional me ekspertë të dëshmuar, pa konflikt interesi, e të përgatitur mirë për të zbatuar planin qeverisës, për të cilin tha se është më i miri dhe i duhuri për të gjithë.