Lajme

Binance Alpha 2.0: Një mënyrë e re investimi në kriptovaluta në fazat e hershme

1 ditë më parë
nga:Gazeta Blic

Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të përdoruesve, ka lansuar Binance Alpha 2.0. Ky zhvillim i ri vjen pas suksesit të Binance Alpha në Binance Wallet, të prezantuar në dhjetor 2024. Tani, Binance Alpha 2.0 është i disponueshëm edhe në platformën e shkëmbimit të Binance, duke u ofruar përdoruesve një mënyrë të thjeshtë për të eksploruar dhe tregtuar tokenat Alpha.

Me Binance Alpha 2.0, përdoruesit mund të blejnë drejtpërdrejt tokena në platformën e Binance, pa pasur nevojë për një portofol të jashtëm Web3. Ata mund të përdorin fondet nga llogaritë e tyre Spot, Funding dhe të tjera të mbështetura përmes Binance Pay, duke e bërë tregtimin më të lehtë dhe më efikas. Kjo integrim përmirëson likuiditetin dhe optimizon kapitalin, duke ofruar një përvojë të thjeshtuar tregtare. Gjithashtu, Binance Alpha 2.0 implementon mbrojtje MEV, duke siguruar çmime më të mira dhe transaksione më të sigurta për përdoruesit.

Winson Liu, lider global i Binance Wallet, deklaroi: “Binance Alpha 2.0 është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të tregtisë së centralizuar dhe asaj të decentralizuar. Kjo u ofron përdoruesve një mënyrë të thjeshtë dhe intuitive për të zbuluar dhe tregtuar tokena në fazat e hershme direkt në platformën e Binance.

Duke integruar tokenat Alpha në Binance Exchange, ne po përmirësojmë aksesin, optimizojmë kapitalin dhe thjeshtojmë përvojën e përdoruesit, gjithmonë duke ruajtur transparencën në përzgjedhjen e tokenave.”

Binance Alpha mbetet një platformë kryesore për zbulimin e projekteve të reja, ku tokenat përzgjidhen bazuar në analizat e ekspertëve të Binance, me fokus në potencialin e rritjes, interesin e komunitetit dhe përputhjen me trendet kryesore të industrisë së kriptovalutave.

Suksesi i Binance Alpha dhe zgjerimi i 2.0
Që nga lansimi, Binance Alpha ka sjellë mundësi të reja për investitorët, duke i lejuar ata të zbulojnë projekte të reja përpara se të listohen në tregun e gjerë. Deri më tani, tetë tokena të prezantuar përmes Binance Alpha janë listuar me sukses në Binance Spot.

Bazuar në të dhënat e Dune.com (@lz_web3), më 18 mars 2025, Binance Wallet regjistroi transaksione në blockchain me vlerë 90.55 milionë dollarë, duke përbërë 54% të vlerës totale të tregtisë për portofolët e kriptovalutave – më shumë se çdo platformë tjetër. Binance Wallet gjithashtu kryeson tregun me 29.5% të tregtarëve aktivë, duke dëshmuar rritjen e madhe të interesit për tokenat në fazat e hershme.

Ky sukses ka krijuar terrenin për zgjerimin e Binance Alpha 2.0, duke e bërë tregtimin e tokenave të reja edhe më të thjeshtë për përdoruesit.

Lansimi dhe përfitimet për përdoruesit
Binance Alpha 2.0 tashmë është lansuar në disa tregje si pjesë e fazës BETA, dhe në ditët në vijim do të zgjerohet edhe në tregje të tjera.
Si pjesë e lansimit, të gjithë përdoruesit që bëjnë tregti përmes Binance Alpha 2.0 do të përfitojnë zero tarifa tregtarenga 17 mars 2025 deri më 17 shtator 2025. Përdoruesit do të mbulojnë vetëm tarifat e rrjetit për transaksionet on-chain.

Për më shumë informata rreth Binance Alpha 2.0, vizitoni njoftimin zyrtar në faqen e Binance.