Lajme

Binak Sylaj, themeluesi i AAK-së në Klinë kandidon për Asamble Komunale

09/11/2021 21:11
nga:Gazeta Blic

Themeluesi i AAK-së në Klinë, Binak Sylaj i ka hyrë garës për asamble komunale.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Klinës.

Kam nderin të ju njoftoj se zyrtarisht jam i nominuar për Asamble Komunale në Klinë, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në krye me kryetarin Prof.Dr. Zenun Elezaj më patjetër që do të jemi pjesë e listës fituese për Klinën.
Kandidatura ime, më shumë se privilegj është përgjegjësi para jush. Angazhimi im shoqëror dhe politik nuk është ndalur asnjëherë e për këtë e shoh si mundësi që të marr sërish përgjegjësi të reja. Premtoj që si Asambleist i juaji do të angazhohem për qeverisje transparente, zbatim të ligjit e krijim të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Klinës, në mënyrën me të drejtë për brezin e ri, gjeneratat e reja, kuadrot e talentët e rinjë, studentët dhe sportistët.
Në këtë rrugëtim, idetë dhe vizioni ynë është i qartë si dhe plani qeverisës e për këtë kemi nevojë edhe për mendimin, kontributin e ndihmën e secilit prej jush që ta konkretizojmë këtë vizion për komunën tonë. Zëri im do jetë i ngritur posaqërisht ndaj brëngave tona të përbashkëta.

Të nderuar bashkëqytetar, kërkoj nga ju në mënyrën më dinjitoze votën tuaj, që së bashku t’i arrijmë qëllimet e përbashkëta për Klinën që duam.
Më respekt:
Binak Sylaj