Lajme

“Bina është e hapur, urdhëro kryeministër- shko ngulite flamurin në kufi me Malin e Zi”

06/18/2021 00:40
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj e ka publikuar një fotografi të Albin Kurtit, derisa ishte në opozitë dhe e kundërshtonte demarkacionin me Malin e Zi, kishte vendosur një flamur, ku tregonte se ku është kufiri, raporton Gazeta Blic.

Gecaj i ka kërkuar Albin Kurtit, që tani nga pozita e shefit të Qeverisë, ta bëjë një gjë të tillë.

“Bina është e hapur, urdhëro Kryeministër”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Fotoja posht, flamuri e tabela jane ngulitur per te tregu ku eshte kufiri, me kete potez jane fituar shume vota, pra tema demarkacioni, Pastaj malazezet e kane larguar.

Besoj tash eshte me lehte me ngulit flamurin, nese krejt kjo s’ka qene popullizem e mashtrim.

Bina eshte e hapur, urdhno kryeminister!