Ambasadori Roland Bimo, në një intervistë për “Balkan Talks”, analizoi përfshirjen e Kosovës dhe Serbisë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së.
Ai komentoi gjithashtu situatën e Gronlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë lirinë të veprojnë në çështjet e sigurisë dhe se vendimi mbi Gronlandën lidhet ngushtë me interesat strategjike të NATO-s dhe kontrollin e burimeve minerale.
Bimo vlerësoi më tej se procesi është shumë kompleks dhe kërkon vendime të forta nga udhëheqja amerikane.
“Nuk ka lëvizje të na bëjë të jemi më optimist. Është situatë shumë komplekse.
SHBA-të mund të bëjnë çfarë të duan për çështjet e sigurisë pa i penguar asnjë njeri. E vetmja gjë që do iu duhej për sovranitetin mbi Gronlandën janë pasuritë minerale. Jam i parë që them SHBA-ve iu takon të marrin Groenlandën për çështje sigurisë sepse duke siguruar Gronlandën, sigurohet edhe NATO nga Rusia, Kina e të tjerë.
Për të qenë të drejtë nuk e pengon asgjë, ka baza që SHBA mund ti zgjerojë. Situata është tmerrësisht e komplikuar. I vetmi që mund ta bëjë është Trump. Pa një dozë shtrëngimi nuk mund të ecë përpara ky proces”, tha Roland Bimo.


