Tifozi anglez, Billy Grant është prononcuar ekskluzivisht për GazetaBlic Sport nga Londra.
Ai para ndeshjes së madhe ndaj Italisë dha një intervistë për GazetaBlic Sport dhe në të njëjtën kohë e përmendi edhe Kosovën dhe aventurën në shtetin tonë.
“Nuk kemi qenë kurrë në finale, është hera e parë. Edhe nëse s’fitojm nuk ka problem. Do ta bëjmë vitin tjetër. Kam marrë pjesë në 7 Kupa Bote, 7 kampionate Evropiane dhe ne finalen e Kupës së Botës për femra“, tha fillimisht Grant për GazetaBlic Sport.
Ai tha se ishte një aventurë fantastike në Kosovë si dhe i ftoi njerëzit ta shohin ndeshjen e sontme.
“Ishte fantastike aventura në Kosovë. Shijojeni ndeshjen sonte, shihemi shpejtë“, përfundoi Grant.
/GazetaBlic Sport/


