Babai i Dua Lipës, Dukagjini, njëherazi një nga organizatorët e festivalit ‘Sunny Hill’ ka patur një përgjigje interesante për të gjithë ata që kërkojnë bileta falas për festivalin.
Ai duke kritikuar të gjitha ata që kanë kërkuar bileta falas tha se të njëjtit iu ‘hipin kerreve dhe aeroplane’ për Evropë për qejf dhe eksportojnë atje para kesh ndërsa me ble bileta dhe me kalu një vikend në Kosovë thotë se qenka shpenzim për ta.
“Krejt ju që po lypni bileta falas, asnjë prej juve nuk jeni rast social. Përkundrazi, çdo të premte u hipni veturave e aeroplanëve për Evropë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës (shuma të konsiderueshme), e me ble bileta për me e kalu një vikend në Kosovë, që asnjë prej qyteteve evropiane nuk iu ofron kësisoj, qenka shpenzim për ju” u shpreh Lipa.
Ai ka patur një porosi për të gjithë që të mos e kontaktojnë për bileta ‘belesh’.







