Bileta për ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë ka arritur në çmimin 6000 euro në tregun e zi.
Gjermania është e uritur për hakmarrje ndaj Spanjës pas humbjes ndaj La Roja në Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010, me skuadrën spanjolle që fitoi titujt në të dyja rastet.
Gjermania nuk ka fituar kundër Spanjës në një ndeshje zyrtare prej 36 vitesh.
Sipas Bild, çmimet e biletave në tregun e zi për ndeshjen Spanjë-Gjermani kanë arritur në gati 6000 euro.
Kapaciteti i stadiumit në Sttutgart është 51 mijë ulëse, shumë i vogël për dëshirat e tifozëve të të dyja skuadrave. Spanja po përpiqet të sigurojë 20,000 vende për tifozët e saj.
/GazetaBlic Sport